Μonografia për historinë e letërsisë në Minoritetin Etnik Grek në Shqipëri përbën një angazhim shumëvjeçar kërkimor dhe studimor. Krahas përpjekjes për strukturimin e historisë së saj, monografia synon t’u japë përgjigje problemeve të rrafshit teorik dhe fenomenëve letrare konkrete në lidhje me të.
Në lidhje me pjesën e parë studimi kërkon të arrijë qëllimin duke depërtuar në thellësi, deri në zanafillën e fenomeneve letraro-kulturore të trevës më të gjërë ku bën pjesë ky minoritet, ose me terminologjinë e re juridike Pakicë Kombëtare[1]. Thellësia kohore në trajtimin e këtyre fenomeneve angazhohet njëkohësiht me kapërcimin e ngushtësisë territorialo-gjeografike, si një nga dimensionet dimesionët kryesore të vlerave të përgjithshme të kësaj letërsie, e parë si pjesë e kulturës në kuptimin më të përgjithshëm. Niset nga mjedisi-natyra e kësaj hapësire, marrëdhëniet që vendos me të njeriu që banon e jeton në të, për të arritur te produkti kulturor-letrar tradicional apo të kultivuar. Rrjedhimisht, në planin teorik monografia merr përsipër barren e një sprove për të ecur në një terren të virgjër ose pak të trajtuar.
Për të arritur rezultate sa më të qenësishme, krahas vështirësive të karakterit objektiv teorik, u desh të kapërcëhen dhe mentalitete e gjykime tradicionale, konkluzione me devizë ideologjike, politike apo nacionaliste, që kanë mbrujtur në mënyrë të qëndrueshme deri në tabu, opinionin më të gjërë.
[1] Neni 3 i ligjit, nr. 96/2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë.