Vëllimi i pranishëm antologjik përmbledh 78 autorë dhe 92 tregime. Marrin pjesë 38 përkthyes; 34 janë përkthime tregimesh të reja që botohen për herë të parë dhe 27 janë ribotuar të rishikuar: 20 tregime janë vjelë nga botime të ndryshme antologjike ose jo, dhe 40 nga periodiku përgjatë kohërave që nga viti 1923 deri në ditët tona; 16 nga shtypi i paraluftës dhe 24 nga periodiku i pasluftës, kryesisht nga revista “Nëntori” dhe gazeta “Drita”, organe të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë (1945-1991).